HIJET E VIRGJERESHAVE DHE FARUK MYRTAJ

Iliriana Sulkuqi

Iliriana Sulkuqi

HIJET E VIRGJERESHAVE DHE FARUK MYRTAJ

ILIRIANA SULKUQI

“Disa libra janë harruar pa e merituar këtë, asnjë libër nuk është mbajtur në mend pa
meritë”.
Audeni
Kur shkrimtari zbulon apo merr përsipër të shkruajë realitetin që ai e sheh, e prek dhe e
ndjen tej palcës së shpirtit të tij, ai s’e bën këtë për vete, por për të gjithë ata që duhet të
kuptojnë në çfarë kohe jetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai frymon të rilidhë bashkësinë
e një AND-je nga rrjedh.
Pikërisht për këtë arësye – tretet i harruar…

Dilemë

Vërtetë ndodhem në mes të pikëpyetjeve dhe pikëzgjidhjeve për të shprehur paksa
nga mendimet e mia në lidhje me një libër të lexuar e rilexuar, nga një autor i njohur i
letrave shqipe. Nuk kanë mbetur më fjalë e stërfjalë pa u thënë nga vetë ata(ato) pseudo –
shkrimtarë e poetë. Nuk ka mbetur as gjysmë fjale për të thënë të vërtetën për shkrimtarë
të vërtetë , pasi i vodhën kalemxhinjtë dhe shërbëtorët en kalemxhinjve, i shëmtuan
të gjithë ata apo ato që e vetëquajnë veten shkrimtarë, poetë, artistë. Kësisoj, tashmë,
lexuesi i durueshëm dhe tejet i sjellshëm , i lodhur nga gënjeshtrat e servirura për një art
të vërtetë, ka ngjasë të mos besojë më, edhe kur ti mund të çirresh se kjo që shkruan për
iks libër të filan shkrimtari të mirëfilltë është vërtetë e vërtetë. E besojnë apo jo , këto
rreshta janë aq pak për të thënë atë që meriton autori i “Hijet e Virgjëreshave” , FARUK
MYRTAJ, sa edhe vetë lexuesi i rregullt I veprave të tjera të tij do ta kuptojë menjëherë.
Eshtë detyrë e të gjithë kritikëve, gazetarëve që, herë pas here, të hedhim dritë mbi jetën
dhe veprimtarinë krijuese të të gjithë shkrimtarëve, emrat dhe veprat e të cilëve perbëjnë
fondin e artë të letrave shqipe. Duke e bërë mirë këtë detyrë, dhe duke mos superlativuar
mediokritetin që na servirin të paaftit, do t’i shërbejmë me dinjitet kulturës sonë të sotme
dhe të ardhme, si dhe nuk do të fyejmë paraardhësit për atë trashëgimi tëjashtëzakonshme
letrare që na kanë lënë.

***
Kanë kaluar pak vite, ndoshta katër , ndoshta pesë, shpejt e shpejt dhe dalëngadalë,
ashtu si mund të kalojnë, nën qiell dhe mbi ne, katër- pesë rè, mbarsur nga fryma jonë,
me katra-pesë pikashiu apo lot – hyjnorësh. Ktheheshim nga Shkupi në Tiranë, prej një
veprimtarie poetike. Autobuzi, i porositur enkas, nuk mbante në sediljet e tij udhëtarë të
zakonshëm. Të gjithë ishim ose poetë ose skandalozë shkronjash të letrave shqipe…Ne
duhanxhinjtë, me leje dhe pa leje, ishim ulur në sediljen e fundit gjashtëse, dhe, njeri
pas tjetrit tymosnim helmin e shpirtit tonë… Poezi, këngë, humor , ashtu, si mund t’u
vijë Bohemëve, pas një deliri shpirtëror. Pak metra, pasi lamë qendrën e Librazhdit, në
të majtë të rrugës nacionale, ku prehen të qetë (lum ata), të ikurit nga kjo botë e rreme,
dikush i tha shoferit t’i bjerë tri herë burisë. Ai e zbatoi urdhërin urgjent dhe jo tri, por,
si në raste urgjence, e mbajti shtypur butonin e sinjalit.(Patjetër që Faruk Myrtaj duhet ta
ketë të rregjistruar në MEMORJEN E SHPIRTIT këtë çast
solemn). Ishte një përshëndetje kujtese, një falje shpirtërore dhe një përulje e heshtur për
dy poetë, nga më të talentuarit e Kohës, nga më të ringjallurit e sotëm – Genc Leka dhe
Vilson Blloshmi, korifejtë e Shqipërisë – Sahara. Nën qerpikët e të gjithëve mpiksej loti
i pafajësisë sonë. Faruku , psherëtinte dhe thithte tymin e të gjithëve ne….Përse vallë e
bëra këtë perifrazim kujtese, kur tjetër gjë prisni të lexoni?…
Duke lexuar e pasur para syve librin me tregime, HIJET E VIRGJERESHAVE, botim i
ditëve të fundit, nga Shtëpia Botuese ARBERIA ,i thashë vetes , Botës shqiptare dhe
Zotit: Faleminderit që Farukun nuk e vramë!…Kur të lexoni dhe të njihni personazhet e
tij do të thoni se keni parë në një ekran tredimensional, të paktën, tri breza: prindërit,
veten dhe fëmijët. Tri breza që dhembin e trashëgojnë dhimbje, tri breza që përpiqen të
kapërcejnë vdekjen, tri breza që marramenden si skllevër besnikë të familjes së tyre dhe
varfërisë. Tri breza, ku autori është herë autor dhe herë aktor, herë gjykatës dhe herë
avokat. Eshtë avokati më i mirë i botës përkrah brezave që janë përpëlitur në djepin e
dhimbjeve. Eshtë gjykatësi më i rreptë ndaj një shteti të ligjshshëm me ligje
vdekjeprurëse dhe ndaj një shteti pa ligje…Vëllimi me tregime përfshin Brenda vetes 15
tregime, të cilat lexohen me një frymë, jo vetëm për faktin se, mesatarisht, u takon të jenë
rreth dhjetë faqe, por ngaqë të rrëmbejnë temat dhe personazhet, sa të përgjithmëm aq
edhe të veçantë, sa të së kaluarës aq të sotëm, sa të panjohur, aq të afërm, a thua se je ti
vetë apo dikush përballë teje. Ato janë të prekshëm e të ndjeshëm , me dramat dhe
historitë e tyre, sa të duket se edhe ti si lexues rijeton fuqishëm jetën e
tyre.. .Trgimet “Hijet e virshëreshave” , “Autobuzi i dates 1”, ” Shetitje e
detyruar”, “Bermuda”, “Rroba për andej”, “Dritarja e fundit”, “Muzikë e vjetër”,…edhe
pse të dhemb në shpirt për jetën dhe dramat e personazheve, ke dëshirë t’i rilexosh, sikur
kërkon të zhbirosh brenda tyre diçka të ngjashme me dramat e tua apo të njerëzve të tu.
Personazhe si Tima, Lemja, Kadri Luna, Sandra, dy pleq të vetmuar ( Rroba për andej”),
nëna, babai,…janë individë me karaktere krejt të ndryshëm nga njeri-tjetri, por që kanë të
përbashkët kohën nën diktarurë, ku luhet drama e jetës së tyre. Zor se lexuesi mund t’i fshijë nga kujtesa
përsonazhe të tillë.
Personazhet e Faruk Myrtajt, nuk janë pozantë, as të shpikur nga imagjinata krijuese.
Edhe pse sundon një frymë lirizmi, ku duket se natyra, gjendjet psikologjike të
personazheve, dialogjet e monologjet e tyre, rrjedha e të rrëfyerit, kompozioni, shkrihen
si një ansambël – tregimet e “Hijet e Virgjëreshave” janë aq dramatikë, aq aktualë, sa të
duket se edhe ti, ashtu si autori, jeton në të njejtën trysni psikologjike, si personazhet e
tij…Ja si shprehet një nga personazhet e ditëve të sotme, nëpërmjet autorit:
“… Ne e kemi vuajtur ashpër të shkuarën. E vuajmë edhe sot…Edhe kur nuk përmendet,
e shkuara e trishtë të ndjek papushim…Njerë zit e mi janë mësuar të duan dhe të urrejnë
vetëm fuqishëm. Nëse u mbetesh borxh , vijnë e ta kërkojnë atë, edhe sikur të futesh në
vrimën më të humbur të botës…Nuk se janë të egër, aspak primitive….Janë… njerëz
të drejtë, të ndershëm, herë- herë të ashpër; me veset e tyre, që njerëzore janë edhe ato.
Hyjnë e dalin kronikave të kohëve moderne në mënyrë disi të veçanta: diku vrasin, diku
shpëtojnë jetën e tjetërkujtit duke rrezikuar të tyren, diku vjedhin për t’i shpëtuar
varfërisë që i ka ndjekur tërë jetët e tyre dhe të prindërve, por fëmijët e tyre ndjehen
për bukuri si studentë të kolegjeve dhe universiteteve në Perëndim. Askush nga ata
nuk paragjykon religjionet dhe thuajse të gjithë e dëshirojnë t’ua zesh në gojë për mirë
Atdheun e tyre! Edhe kur Ai, Atdheu i tyre pra, ua ka nxirë jetën dhe kur për shkak të
mjerimit të tij ata janë detyruar të bredhin rrugëve të botës, të betuar se kurrë nuk kanë
për t’u kthyer më tek ai… Përsëri ata e shikojnë mikun, sidomos të huajin, si shenjt të
vërtetë. Janë gati të binden për gjithçka, deri edhe të vdesin për një fjalë të mirë prej
të huajve për atë cope tokë…,po nuk ndjehen mirë kur paragjykohen, për shembull,
kur gjakmarrjen ua përflasin si veti të tyre. Mbase tradicionalizma të tilla shihen si
primitivizëm. Plaga e lënduar here pas here, nuk shërohet kollaj. E shkuara vjen e
shërben edhe si e sotme, kur mungon e sotmja. Ose kur e sotmja sillet verbtazi, pa të
ardhme më të mirë, më të qartë. Kanuni ynë, si Kod Penal i Kohës pa Shtet, rikthehet sa
herë që shteti dobësohet prej qejfmbetjeve midis politikanëve të sotëm, sedërllinj si gjithë
ballkanasit, por jo rrallë edhe prej tradicionalizmit në qëndrimet e Perëndimit. Në këto
momente, të pambrojtur prej ligjeve të Shtetit të tyre, hutuar prej lirive që predikoni ju që
vini pasi njihni Shqipërinë e vjetër, grupe njerëzish të veçantë, ende në kontakt të paktë
me qytetërimin, u shkojnë pas zakoneve të Kanunit. Të tjerë, si puna ime, ua mbathin
prej andej. Ndonjë shkrimtar e ka prezantuar Kanunin tonë në sy të botës së qytetëruar si
kuriozitet oriental, si ekzotikë lindore, për shijen e Perëndimit, i cili ndërkohë, i zënë me
të përditshmen e tij dhe i harruar pas parasë, s’ka ngè të merret as me historinë e tij, jo
më me të tjerëve…Mbase tingëllon ca si tepër krenare kjo, por nuk është se unë u blatoj
mbrojtje veseve, dhe as virtyteve të njerëzve të mi, por ngul këmbë në atë që prej jashtë
mjedisit të atjeshëm faktik, veset dhe virtytet tona mezi dallohen nga njera – tjetra. Mund
t’i ngatërrosh fare kollajshëm… ( nga tregimi që ka marrë titullinlibri , “Hijet e Virgjëreshave” ).
Një mesazh sa njerëzor aq i vërtetë, sa i hershëm aq tradicional, gjë, që të le të kuptosh se
kemi të bëjmë me karakter të fuqishëm që mud të quhet, pa mëdyshje, virtyt i
korrektësisë së ndërsjelltë. Faruku ka një sens moral jashtzakonisht tëekuilibruar, ku
mjeshtërisht pena e tij e sprovuar ndan gazetarin nga shkrimtari. Kjo, falë përvojës së tij
si gazetar, falë talentit krijues të tij edhe si poet. Flaja e tij, merr vlera të mrrekullueshme
qoftë e thënë në gojën e personazheve, qoftë në përshkrimin e karaktereve të tyre apo në
përshkrimin e mjediseve ku ndodhin ngjarjet. Fjalët, jo të kërkuara, por të natyrshme(një
fjalor i pasur leksikor, pa teprime gjuhësore, bie menjëherë në sy), bëjnë që tregimet e
tij të lexohen me një frymë, pa të ngecur fjala në fyt, pa t’u marramendur vetja nëpër
labirinthe pa krye, siç na ndodh shpesh kur lexojmë tregime të stërzgjatura e pa kurrfarë
mendimi. Nëse çdokush nga ne mendon se ka diçka për t’i dhënë letësisë, kam bindje
se Faruku, ashtu sikurse edhe shkrimtarë të tjerë, të cilët tashmë kanë hyrë në top-listën
e njerëzve të Penës Shqipe, me të vërtetë ka diçka për t’i dhënë letërsisë. Për të mos ju
mbajtur peng të mendimit tim personal, kam zgjedhur një fragmend nga parathënia e
librit “Hijet e Virgjëreshave” , shkruar nga Lazër Stani, për faktin se jo të gjithë mund të
kenë fatin të kenë këtë libër në dorë.

Drama e individit

Në të gjithë letërsinë e Faruk Murtajt shteti perceptohet si armik i individit, si një e keqe
fatale. Nëse shteti është një e keqe e domosdoshme nëshoqëri, eksperienca shqiptare
mesa duket e ka provokuar autorin që të jetë një armik i papajtueshëm me shtetin. Edhe
pse askund shteti nuk shqafet si një i tërë, në shumicën e tregimeve të tij shteti dhe
qeveritë kanë një prezencë armiqësore, rrënuese dhe fatkeqësisjellë se për individin.
Në letërsinë e tij, shkrimtari Faruk Murtaj e shikon individin shqiptar në katër raporte
kryesore: individi në raport me vetveten, individi në raport me të tjerët, individi në
raport me shtetin dhe individi në raport me të huajt (joshqiptarët) . Duket se drama
e individit të krijuar nga Faruk Murtaj është dramë që vjen nga deformimi i këtyre
raporteve, nga mosekzistenca e harmonisë në këto raporte. Arsyet këtu janë disa, por më
thelbësoriështë tipi sociopsikologjik i krijuar në rrethana të caktuara historike, sistemi i
dyshimtë i vlerave, ikrijuar nëpërmjet imponimeve të vazhdueshme në mungesë të lirisë,
informacioni i vonuar, absurdi dhe marrëzia që nganjëherë përshkruhen si një fatalitet i
racës. Faruk Myrtaj është mjeshtër në përshkrimin e raportit midis individit dhe shtetit.
Ai e përshkruan këtë raport me një realizëm tronditës, pa kaluar as në historicizëm dhe
as në kriticizëm. Për fat të keq të shqiptarëve, shteti për ta ka qenë gjithnjë një armik, që
është identifikuar ose me pushtuesin (të huajin) ose me uzurpatorin (të brendshmin). Një
shtet i tillënuk mund të jetë tjetër veçse një shtet keqbërës, një shtet që nëpërkëmb fatet e
individit dhe njëkohësisht që zgjon te individi ndjenjën antishtet – anarkizmin.
Edhe pse individët e Myrtajt nuk janë anarkistë në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale,
ata janë individë armiqësorë me shtetin ose individë tëshkatërruar –hije që kanë humbur
kuptimin e ekzistencës.
Edhe individi në raport me të tjerët është një individ i ndrydhur, një individ jo i lirë,
mosbesues, hezitues. Sentenca e Sartrit “Ferrei janëtë tjerët” duket se gjen një vend
të dukshëm në tregimet e Faruk Myrtajt, ndërkaq me të huajt është krijuar një raport
ekzotik, falë një virtuti të lashtë, mikpritjes, pavarësisht se kjo ndjenjë e shqiptarëve për
të huajin perceptohet si relike ekzotike prej tyre, si çudi e ruajtur prej kohëve të vjetra.
Individi me vetveten, në prozën e Myrtajt, nuk gjendet në një raport më pak dramatik,
ngaqë aigjithnjë e ndjen se nuk mund të jetë ai që do të jetë, ai nuk mund të mendojë
atë që do të mendojë, ai nuk mund të bëjë atë që do të bëjë në një çast të dhënë. Kjo në
tërësinë e vet e bën individin në prozën e Myrtajt një individ dramatik në ekzistencën e
vet, që lëviz midis fuqisë dhe pafuqisë së tij, midis rebelimit dhe nënshtrimit, midis ikjes
dhe kthimit të vazhdueshëm.

Shqiptimi i të vërtetave tronditëse

Letërsia e mirë duhet të jetë e vërtetë. “Në të gjithë tregimet e mia unë përpiqem të jap
ndjesinë e jetës së vërtetë, jo thjesht të përshkruaj jetën a ta kritikoj, por faktikisht ta
bëj atë të gjallë. Kështu që ti, kur të lexosh diçka timen, taërjetosh me të vërtetë atë që
lexon”, – ka shkruar Ernest Heminguej. Në tregimet e Faruk Myrtajt, të shkruara lirshëm
e me një gjuhë të shkathët, ndihet prania e kësaj të vërtete, çka rrit fuqinë receptive
të tyre dhe bën që ata të lexohen pa u ndier deri në frazën e tyre të fundit. Vëzhgues i
vëmendshem i jetës njerëzore, Faruk Myrtaj nuk e ngarkon prozën e tij me teorizime
psikoanalitike dhe as me filozofime mbikuptimin e jetës dhe vdekjes, por me sigurinë
e një mjeshtri rrëfen jetën e gjallë në shumanësinë e saj, duke shqiptuar me të njëjtën
ashpërsi si të shëmtuarën ashtu edhe të bukurën, si sublimen ashtu edhe trivialen, si
djallin ashtu edhe engjëllin. Nga ana tjetër, përdorimi i teknikave të ndryshme narrative,
leksiku i pasur dhe liria e shprehjes, e administruar me kujdes në funksion të subjektit
narrativ, e ka pasuruar dukshëm prozën e këtij shkrimtari, e cila në vetvete është tërësisht
e çliruar nga klishetë doktrinare dhe modeli i prozës pedagogjike që ka dominuar letrat
shqipe për një kohë të gjatë dhe që është bërë e bezdisshme dhe e padurueshme edhe në
tekstet shkollorë. Në tregimet e Myrtajt, gjithashtu, nuk ka as teprime gjuhësore dhe as
rendje pas modave të ditës, por një ecje në truall të sigurt, që është shqiptimi artistik i
zërit të vetvetes, një zë i veçantë dhe kur e kur tronditës. Ky libër i ri me tregime, rezultat
i një procesi krijues mëse njëzetvjeçar, padyshim që e rendit shkrimtarin midis autorëve
më të mirë të prozës së shkurtër shqipe.” Ndërsa publicisti dhe shkrimtari, tashmë shumë
i njohur dhe i dashur për lexuesin, krijimtaria e të cilit nga dita në ditë po bëhet pjesë e
vlerave kombëtare në fushën e letrave shqipe, Ramiz Gjini shprehet kështu për Faruk
Myrtaj: “Faruk Myrtaj ka individualitetin e tij të veçantë krijues duke u përqëndruar te
një temë – TABU, dhe kjo, konsiston në raportin midis zyrtarëve dhe njerëzve të thjeshtë.
Në të gjitha tregimet e tij ka një dilemë njerëzore në formën e një pyetjeje, e cila është
kaq e thjeshtë, por që shoqëria e sotme njerëzore nuk i përgjigjet dot. Në tregimet e tij ka
një thirrje gati-gati profetike për të qenë NJEREZORE”.

“FotjonArt” , 9 Janar 2007

Leave a Reply