Grupi Alba dhe Aurela Gace

Pierre P.SIMSIA

Mbresa gjate nje mbremje te paharuar festimi dhe argetimi me Grupin Muzikor “ALBA” dhe kengetaren Aurela Gace.

Aktivitetet e shumta e te larmishme kulturore artistike qe Komuniteti Shqiptar i Diaspores ne SH.B.A. zhvillon shpesh, kane zene vendin e tyre kryesor ne jeten e emigranteve shqiptare, qe pas nje jave pune, lodhje e stressi, dhjetera e qindra bashkeatdhetare shqiptare te mblidhen e te gezojne se bashku. Nje lindje, nje martese, nje pagezim, nje syneti`, pervjetor i nje feste kombetare shqiptare… jane keto disa nga aktivitetet aristike ku shqiptaret mblidhen te gezojne se bashku. Pervec atmosferes se gezuar qe do perjetojne pjesemarresit, ajo qe edhe duhet theksuar eshte se, ne ato aktivitete dhe gezime familiare njihesh me miq dhe shoke te rinj, takohesh me njerez qe ke shume vite pa i pare…
E ndersa kemi marre ftesen, njoftimin per te marre pjese ne ate aktivitet apo gezim familiar, menjehere i drejtohesh organizuesit me pyetjen: “Cfare orkestre ke zgjedhur?, Kush do jene kengetaret?…” Kjo, sepse artistet muzikante dhe kengetaret ne komunitetin tone jane shtuar dhe, sigurisht kerkesat per ta jane te shumte.
Ndodh nganjehere qe ajo orkester me ate-a kengetare qe ti ke deshire te te nderoje ne gezimin tend, nuk mund te kene mundesi diten kur ti e ke menduar per te gezuar me familjen tende dhe me miqte e ftuar, sepse jane pronotuar me pare ne nje gezim apo aktivitet tjeter dhe ty do te duhet te presesh kur t’u krijohet mundesia e tyre.
Kjo pritje zakonisht ndodh me artistet muzikante dhe kengetaret qe kendojne me ta dhe qe kane lene emer te mire dhe fame ne komunitet me larmine e tyre muzikore.
Zakonisht, kjo pyetje behet per grupin e famshem muzikor “ALBA” nen drejtimin e kitaristit te mirenjohur te orkestres se festivaleve te Radiotelevizionit Shqiptar Edmond Xhani dhe kengetares me te suksesshme shqiptare, pjesetare e ketij grupi, superyllit qe duhet ta quajme, Aurela Gace.
Grupi Artistik “ALBA”
Edmond Xhani, Artan Kushi, Sokol Asllani, Ilir Dangellia

Te gjitheve na kujtohet kitaristi bjond i shume festivaleve te kenges ne RTV neper vite, Edmond Xhani. Shpesh here ndodhte ne ato vite, kur Edi (sic i therrasin) do ta shihnim ne mbremje ne ekranin e televizorit ne Orkestren e Radiotelevizionit Shqiptar dhe te nesermen do ta shihnim po perseri ne ekranin e televizorit te veshur me kostum kombetar ne orkestrinen e vogel, ne ate te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore, tek shoqeronte kengetaret e famshem popullore si Vace e Hysni Zela, Naile Hoxha, Hafsa Zyberi, Ibrahim Tukiqi…
Edi Xhani eshte kitaristi me jetegjate ne orkestren e festivaleve. Pjesemarres si kitarist ne ate orkester qe ne moshe fare te re, per here te pare ne Festivalin e 9-te te Kenges ne RTV 1970 e deri ne fillimvitet 90-te, atehere edhe kur u largua nga Shqiperia, mjeshtri Edmond Xhani eshte rritur me kitaren, me tingujt e saj.
Pervec se muzikant, kitarist, Edmond Xhani eshte edhe kompozitor dhe orkestrues i suksesshem, e megjithate ate me shume e njohin si kitaristi i festivaleve.
Ishte ideja e artistit Xhani dhe e disa te tjereve, qe sot jane anetare te “orkestres” “ALBA” te krijohej grupi muzikor me te njejtin titull.
Grupi muzikor “ALBA” perbehet nga 4 mjeshtra muzikantesh. Pervec Edit ne kitare, ne saks dhe ne klarinete luan mjeshtri Sokol Asllani.
Artisti Asllani eshte magjia vete kur e degjon te interpretoje me saksin e tij. E ben kete instrument te “dridhet” nen duart dhe frymen e tij.
Kompozitori i mirenjohur, fitues i disa cmimeve ne festivalet e kenges, ose sic edhe njihet ndryshe, kompozitori i Ermira Babaliut, sepse ne ato vite te arta, shpesh kenget e tij i kendonte Babaliu, Ilir Dangellia, ze vendin e tij kryesor ne Grupin “ALBA”. Gishtat e tij magjike mbi tastieren e organos, shkasin lirshem. E ndersa gishtat e tij luajne melodite e kenges, Iliri i sheh te gjithe pjesemarresit dhe i buzeqesh. Buzeqesh! E vetmja, buzeqeshja eshte ajo, qe i shoqeron pjestaret e ketij grupi muzikor gjate gjithe kohes.
A mund te kete kuptim nje grup muzikor pa “instrumentin” kryesor qe do t’i jepte ritmin muzikes, baterine, qe sic njihet ne gjuhen popullore xhezi?
Dhe dy shkopinjte te baterise qendrojne ne dy duart magjike te mjeshtrit te ketij “instrumenti” Artan Kushi.
Ky eshte grupi muzikor i quajtur “ALBA” qe perbehet nga keta muzikante: Edmond Xhani, Sokol Asllani, Ilir Dangellia, Artan Kushi. Kengetarja “profesioniste” e ketij grupi eshte e mirenjohura, e paarritshmje, kengetarja e gjithe trevave shqiptare, Aurela Gace.
Kerkesat per kete grup jane te shumta, por mundesite e ketij grupi jane te pakte, sepse, sic ndodh rrendom per festa dhe gezime te ndryshme familiare, mund te jene tre-kater familje ne te njejten dite, pse jo dhe ne te njejten ore qe deshirojne te kene grupin “ALBA”. E cfare mund te beje ne raste te tilla ky grup?.
Ditet e fundit m’u dha mundesia te isha i pranishem ne nje koncert qe dha ky grup. Isha me fat ta shihja dhe degjoja nga afer, sepse “radha” ishte zene para tre muajve per kete grup muzikor.
Fillon e mbaron koncerti, njerezit mrekullohen, gezohen, argetohen, hutohen, elektrizohen pas tingujve muzikore dhe zerit shperrthyes te Aurela Gaces.

Kengetarja Aurela Gace

Ne disa trapeza, mezet, pothuajse jane te paprekura. Mishi i pjekur dalengadale ka filluar te ftohet dhe njerezit harrojne te ulen e te hane. Ne te vertete ata po hane, ndjehen te ngopur, ndersa vallezojne dhe kercejne nen tingujt muzikore, nen shoqerine e zerit te kengetares Gace.
Aurela Gace eshte me te vertete nje superyll shqiptar, e lindur per kenge, per ta interpretuar bukur dhe mjeshterisht ate. Zeri i saj kerkon te shperrtheje, te jehoje larg, larg, te hyje ne zemrat e njerezve dhe ata, te gjithe se bashku me Aurelen ne mes te salles, ta shoqerojne ne kengen e saj dhe ne vallzim.
Tingujt e orkestres “ALBA”, te cojne ne nje bote tjeter, ne boten e magjise se kenges. Telat e kitares dridhen mjeshterisht nga artisti Xhani, per te na dhene ate tingull, qe here na duket si tinguj magjike te nje kitare te argjende, here tinguj ciftelie, here tinguj buzuki. Njerezit te gjithe, te moshuar, te rinj, femije, elektrizohen pas tingujve te muzikes. Nuk ka kuptim nje elektrizim i tille pa na ftuar te gjitheve te jemi edhe ne pjesemarres nen ata tinguj magjike, t’i shoqerojme me levizjet e kembeve dhe duarve tane.
“Zjarri” shperrthen edhe me teper, kur artisti Asllani shkeputet nga vendi i tij ne orkester dhe hyn edhe ai mes njerezve te shumte me saksin e tij prane Aureles.
Ai zjarr ka shperrthyer ne zemrat e te gjitheve dhe te gjithe se bashku e ndezin edhe me teper ate qe kerkojne te mos shuhet.
Tingujt e orkestres me zerin e Aureles na shetisin ne te gjitha trojet shqiptare. Aurela kendon pa nderprerje edhe pse disa nena i luten te ulet, te haje e te shlodhet pak. Artistet nuk ndjejne lodhje. Artisti lodhet atehere kur nuk i jep kenaqesi spektatortit.
E ndersa Aurela Gace me mikrofon ne dore ne mes te salles kendon kengen tepelenase per Ali Pashe Tepelenen, salla pushtohet menjehere nga te pranishmit qe hedhin vallen te gjithe se bashku te kapur per dore. Magjistarja e kenges menjehere pa u shkeputur “shkon” ne Veri te Shqiperise per te kenduar mjeshterisht kenget e bukura tropojane, pastaj kalon ne Kosove e Mal te Zi dhe menjehere kthehet ne Cameri, ku nga zeri i saj i arte degjojme vargjet: /Barbaro vasiliko, dhente e mija-moj kush i do…/, dhe pasi mbarone kengen came, na con ne Shqiperine e mesme, per te interpretuar putpuri me kenge elbasanase, pastaj kenge beratase, kenge dibrane e keshtu me radhe. Dhe ne te gjithe kete “udhetim” neper Shqiptari, kengetarja Gace shoqerohet nga vallezuesit e kapur per dore. Menjehere Aureles apo orkestres qe nuk e mesojme, i lind nje ide e bukur per te thyer “monotonine” dhe, kur te gjithe jemi kapur dore per dore ne vallzim, fillojne tingujt e arte te valles dyshe, perles se mirenjohur, “Napoloni”.
/E kush i kercen napolonit…/ kendon Aurela dhe te gjithe se bashku si me magji, i shkepusin duart nga njeri tjetri dhe ndahen ne grupe dyshe. Shume pjesemarres deshirojne te bejne traditen e bukur shqiptare ne kete valle; shkeputen dhe shkojne prane trapezave te ngrenies, marrin gotat e mbushura me pije te ndryshme dhe i vendosin, dikush mbi koke, dikush mbi balle, per te vallezuar me to….
Por Aurela Gace eshte nga Vlora. A mund te rrinte artistja edhe ne ate mbremje pa kenduar tingujt e kengeve te bukura labe?!
Dhe ashtu, mjeshterisht, vargjet e atyre kengeve rridhnin embelsisht, forcerisht nga goja e saj, si cdo kenge tjeter shqiptare.
Vertet, zjarr i madh gezimi dhe lumturie ka shperrthyer ne ato caste ne te gjithe zemrat e te pranishmeve. Eshte nje kohe teper e gjate qe artistet muzikante bashke me Aurelen po shperrthejne dhe ne te gjithe po defrejne. Per ate defrim jemi mbledhur dhe prandaj nuk duam te ndalojme. Mes vallezuesve te shumte ne sallen e madhe, diku ne nje trapeze e mbetur me pak njerez, na ze syri nje grua disi te “shqetesuar’, qe kerkon te cohet, por nje vajze e re, sikur i lutet te mos cohet. Sic e mesuam me vone emrin e asaj gruaje, e quajne Dafina, me moshe mbi te gjashtedhjetat, cohet me ne fund nga trapeza e saj dhe hyn mes njerezve te shumte. Gjen rastin kur Aurela pret te hyje ne kenge, pas tingujve te orkestres. Gruaja i afrohet mikrofonit te Aureles dhe i thote: “U lodhe moj bije e nenes, ulu pak te pushosh, ke edhe ti nevoje… njeri me shpirt je edhe ti…” Aurela e shikon ne sy, i buzeqesh, ashtu sic buzeqeshem te gjithe ne, e perqafon dhe i thote: “Jo nene, faleminderit, por nuk jam lodhur…”
Pas nje nderprerje te shkurter perseri tingujt e orkestres. Kete here me kenge te muzikes se lehte dhe vecanerisht kenget e festivaleve. Kengetarja Aurela Gace kerkon perseri te shperrtheje me zerin e saj te mprehte dhe te fuqishem. E bashke me kengetaren shperthen perseri zjarri ne orkester per te ftuar shumicen te mblidhen e te ngrohen rreth tij. Dhe ja, “Valsi i Lumturise” del shperrthyes nga zeri i larte i saj. Po nga i njejti ze i Aureles degjohen vargjet e kenges se mirenjohur “Djaloshi dhe shiu” / Ja shiu pik, pik, pik, pik, bjen ne rruge e troket ai pa pushim…/. Sokol Asllani nuk permbahet dot me saksin e tij nen ritmin e kesaj kenge. I frohet mikrofonit me hinken e saksit dhe ne degjojme si ne nje skene magjike tingujt shoqerues te saksit “Asllani”, para`-pa-pa.. pa-para, para`-pa -pa para`… Nje pjese e pjesemarresve afrohet prane orkestres dhe se bashku me te gjithe vallezuesit marrin edhe ata pjese ne interpretimin e kesaj kenge te magjishme. Kendojme dhe vallezojme te gjithe se bashku me Aurelen nen tingujt magjike te orkestres. Ndersa isha krejtesisht i hutuar pas tingujve te saksit dhe tek shikoja me kenaqesi mjeshtrin Sokol Asllani, as vete s’e kuptova pse mendja me shkoi menjehere ne Festivalin e 11-te te Kenges, kur diktatura komuniste e denoi edhe kete instrument per te mos qene i pranishem ne orkester. Sa turp! Ne asnje vend tjeter diktatorial nuk eshte pare dhe degjuar te denohet nje instrument muzikor. Dhe menjehere, pas vdekjes se koleres diktator, hyri edhe saksi mes shokeve te tij ne orkestern e festivaleve pas 13 vjeteve, ne Fest, e 24-rt te Kenges ne RTV.
Te gjithe se bashku, orkester, kengetare, te pranishem jetojme ne ato caste ne qiellin e shtate te lumturise sone, ndersa interpretojme, kendojme, vallezojme nen tingujt magjik te orkestres dhe zerit te Gaces.
E ndersa Aurela vazhdonte te nderonte tingujt e muzikes se vallzimit, nga “Djaloshi dhe shiu” tek “Vajze moj, lule, moj”, pastaj tek “Pragu i vegjelise” e keshtu me radhe, shkoj prane orkestres, shkeputem per pak caste nga krahet e bashkeshortes sime ne vallzim dhe i afrohem Ilir Dangellise. Mes zhurmes se tingujve, Iliri arriti te me degjoje, ndersa i thoshja edhe per kengen e tij “Mbremja qe mban dashurine time”, fituesen e cmimit te dyte ne Fest. e 25-se dhe kenduar nga Ermira Babaliu.
Dangellia me buzeqeshi, por nuk me dha shprese; me la te kuptoja qe nuk e kemi ne program, qe do te thote se nuk jane bere prova per ate kenge.
Ne fund te ketyre kengeve vallezuese, kur menduam se vallezimi mbarroi, degjuam nga organoja e Ilir Dangellise, tingujt e asaj kenge. “Magjistarja” e kenges Aurela Gace, qe nuk ka nevoje fare per prova, hyn menjehere ne “loje” dhe fillon: /Sonte te gjithe njerezit, sikur me shohin mua/ Nje zog i fshehur tek nje peme/ me zerin tend me thos’ te dua…/ Kaq duhej dhe perseri ai bashkim zerash te gjithe se bashku ne nje korr, vallezues dhe Aurela kendojme kete kenge dhe vallezojme nen ritmin e tingujve te saj. Kisha edhe nje “peng’ tjeter. Nuk mund te rrija pa vallezuar edhe nen tingujt e nje kenge te kompozuar vite me pare nga Edmond Xhani dhe kenduar me mjeshteri nga Ema Qazimi ne Koncertet e Pranveres. Mes zhurmes se tingujve te muzikes ne vallezim e siper ne krahet e bashkeshortes sime i drejtohem Edit duke i thene te kercenim edhe nen tingujt e asaj kenge, kengen e tij: “Pranvera vjen e gjen pranvere”.
Edmond Xhani nuk me degjoi cfare po i thoja, vetem e kuptoi nepermjet levizjeve te buzeve te mija. Buzeqeshi, levizi koken disa here… Edi nuk me dha shprese, por vendosa ta “detyroja” une ate te bente ate cfare kerkoja. Perseri, kur Aurela mbaroi dhe vallezuesit sa po beheshin gati te uleshin, i afrohem orkestres, marr mikrofonin dhe pa muzike filloj e te kendoj vete vargjet e kesaj kenge: /Sa here vjen tek ne pranvera/ dhe ne cdo vater shkon e mbjell gezim/ celin kenget mijera zemra/ pranvera vjen e gjen pranvere…/…./

Pierre-Pandeli Simsia dhe Edmond Xhani

Kaq u desh. Pjesemarresit nuk me “tradhetuan”, nuk me lane vetem. Disa nga ata qe e dinin kete kenge u bashkuan me mua dhe te gjithe se bashku e cuam deri ne fund kete kenge te shoqeruar me vallezim. Kjo edhe e “detyroi” orkestren dhe kengetaren te na shoqeronte deri ne fund te kenges.
Pas nje pushimi te shkurter, kur edhe duanpiresit duan te dalin jashte e ta ndezin njehere se i eshte “care” hunda per nje cigar, deshiroj edhe une te dal pak ne ajer te paster, pas asaj “lodhje” argetuese.
Ne copeza te vogla bisedash, ndermjet te tjerash degjoj: “Eshte e cuditshme, nuk spjegohet dot… Ajo eshte nga Vlora, si ka mundesi qe i di te gjitha kenget elbasanase, tropojane, came, dibrane…, sikur te jete lindur dhe rritur ne te gjitha ato treva?!”
Ishte fjala per Aurelen dhe ajo, sikur t’i degjonte cfare thoshin per te, nga brenda salles ia merr perseri kenges. Nga jashte degjojme tinguj kengesh amerikane te interpretuar me mjeshteri nga Grupi “ALBA” dhe Aurela Gace.
– E degjoni?- nderhyn ne bisede nje djale rreth te 20-tave. – degjojeni, ajo tani po kendon kenge amerikane…
Dhe njerezit filluan te hyjne perseri ne sallen e mbushur plot me vallezues, qe leviznin trupin dhe kembet nen tingujt e muzikes…
“Bravo Aurela Gace”, “Jeni te mrekullueshem, Jeni qe te gjithe shume te mrekullueshem…” u degjua nje ze mashkulli qe ishte afruar prane mikrofonit dhe uronte Grupin Muzikor “ALBA”, dhe kengetaren e suksesshme Aurela Gace.
Dhe me te vertete ne ate mbremje, ne ate feste, ne ate koncert, ishim qe te gjithe te mrekullueshem, te gezuar, te lumturuar… Festonim dhe gezonim mes shokesh dhe miqsh, te njohur e te panjohur bashkeatdhetare shqiptare, kendonim dhe kercenim mes tingujve magjike te Grupit Artistik “ALBA” dhe me zerin e superyllit shqiptar Aurela Gace.
Ne do te mblidhemi perseri ne festa dhe gezime te tjera familiare per te gezuar, per te festuar, per t’u lumturuar…
Gezime dhe lumturi pacim perhere ne familjet tona, qe te gjithe, anembane kudo qe jemi.

“FotjonArt”, 31 Mars 2007

Leave a Reply