FATE QE DHEMBIN

FATE QE DHEMBIN

DALAN LUZAJ

Kaq dhimbje,si I nxe kjo leter?
Zemerzezea, kujt po ja con?
Varri gjalle,Ai eshte vetem.
helmon shpirtrat ku shkon,
Mik, erdh” koha per te ikur,
diku pret nje shteg ,kufij.
Lindjes ,gjer ne fund ka pritur,
per ta pare, asnje s’ka sy.
Lindja vjen me mohimin,
jete dhe vdekja kane nje hap.
Letres,pse ja shton trishtimin?
Koren plages,pse ja hap?
Shekujve ,brezat tane jane fikur.
Ne, nga erdhem, kush e di?
Ne cdo hap eshte perteritur,
mbrine me pare, pret ne pusi.
Larte bejne deget,lisi ndahet,
asnje rrenjet me s’i njeh.
Shekujve fillojne te thahen.,
me lastar,s’mbine ne Atdhe.
Qetas vjen ndeshkim I moshes.
Fshihet shpirtit c’na bashkon.
Mprehur vdekja e ka kosen,
pret atje ,ku shtratin shtron.
Mik, me theri letra juaj,
nxire jane shpirtrat nga lengimi.
Une kam pjesen qe po vuaj,
miku, pjese e detyrimit.
Kush ne jete I ndau fatet?
Ka njeri qe fatin zgjedh?
Kur rreshqet, dhimbja zgjatet,
bashke me larg shkon me rrekete.
PJESA E PARE.
Flete per dashurine e pare,
thike ajo ngeli ne zemer.
Gjer ne kocke e pati vrare,
me djallezore s’kishte femer.
Mund djallezia shtet dhe mbret,
me te shtrenjtin shpirt I fale.
Zvarraniku qet rreshqet,
lyer fjalet me jarge ngjale.
S’kisha njohur kaq djallezi.
Bires se gjilperes shkonte.
Shpirti trupit shtrember rri,
drethekla fjalet drethkelonte.
Hynte njerezve ,si mesore,
kish oreksin me dinak.
Ditet I mendonte qorre.
Syri I epshit s’veshtron larg.
Cdo dite tretej mjegull’e saj,
gjersa ngeli lakuriq.
Sqetulles sa kunguj mund te mbaj?
Me grada zgjidhte shoke e miq.
Per lavdi te vriste naten,
s’kishte fre qe ta ndalte.
Gjer ne qiell emrin zgjaste,
per lavdi dy dete ndante.
S’mund ta kesh ate qe kishe.
Shpesh harron ato qe dije.
Nga lekura gjarpri zhvishet,
gjuetin e ben nen hije.
C’i dhate,s’mund t’ja marresh,
erdh’ shperblimi plage pa kore.
Zemren det, Ti di te falesh,
qofte pas plumbit qe ti more.
Per Ate,asgje s’kish ndodhur..
Fllad’i lehte I puthi floket.
Lodrave shpirt’i saj s’ish lodhur.
Syte pa zemren I thajne lotet.
Nga larg vjen gjithe trishtimi.
Mos ish lidhje e rrembyer?
Vjeshhte e zhveshur s’njeh besimin,
dy pjese shpirtin ta pat thyer.
Shpesh ,pas enjgjellit fshihet djalli,
shkrihej bora,c’kishte fshehur?
helmin plumb I saj te kalli,
vrave veten papandehur.
Jo Une,zemra e mallkoi,
zemra qe aq shume e deshi.
Zemra,gjakun ja dhuroi,
Lus, mallkimin mos ta ndeshi!

PJESA E DYTE.

Shkare kisha ne gremine,
I plagosur,i dermuar.
Shkrehur qiejt kercellimin,
ngelur hi nga zjarri I shuar..
Thyhej shpirti,cahej zemra,
jane plage qe s’i sheh syri.
Jane plaget me te renda,
s’i kuron as thesari I gjirit .
Eca para, e flaka friken
jete e gjithe s’eshte fatkeqsi.
Zgjodha gruan,solli priken,
zemren male me dashuri.
Ish parajse nga pati lere,
zemra drite , rridhte ne fjale.
Lumturia dhurate me vlere,
vetem Zoti di ta fal.
Kup’e mjaltit shteron shpejte.
S’ka kufij imagjinata.
Si nje vele u fik ne det,
oh sa shpirtra ka nxire nata.
Erdhi vdekja nga mallkimi,
ma rrembeu neper duar.
Me veshtronte si perendimi,
kur rreshqet duke u shuar.
Si mjeran me la jetim.
Zot, kujt I pata faj?
I plagosuri s’eshte me trim.
Bashke, dy vdekje si ti mbaj?
Lisi I rende, shkon me thelle,
krahet me rete sec flasin.
Mbushur zjarre eshte cdo qiell,
u ndjejme zerat kur godasin.
Besom mik,c’po Ju shkruaj!
s’ka me diell ,te mbrije ketu.
,Kurr s’do dish se sa po vuaj,
dhimbja cale,s’mbrine dot te Ju.
Zot,c’ju duhej Ajo Drite?
Mijra diej qielli ka..
Dielli I saj tek Une u mbyt,
verberia shkrete me la.
E pres enderres per te ardhur,
vjen mengjesi qe me tremb.
Gjumin pres per te ma zbardhur.
dita, gjer ne palce me dhembe.
E ndjek pas me shpirt ne dhemb,
Neper male qe fsheh endrren.
Ngjitem qiejve me kembe,
mos ta zgjuaj ndala zemren.
E therras, sa grushtet shqep,
mos vrare e kam me duar?
Shtize e diellit kur na vret,
Une plagosur,enderra zgjuar.
I flas emrin Aferdite,
gjemojne muret e catise.
Mallkoj diellin qe u rrit,
thyer ka qelqet e shtepise.
Me malle enderre I drobitur,
mbyll syte’ dhe I therras.
Dielli qiejve e ka ngritur,
Une si hije I shkoj pas.
Ushqej dhimbjen qe me mbiu,
rritet duke me ngrene mua.
M’a shkul zemren dhe ma griu,
cmendurisht Ajo qe dua.
Dashuria eshte madheshti,
zemr’e Dankos ne kenete.
Priste turma per liri,
Shkuli zemren, u dha jete.
Dhimbja, krahet I do hapur,
te shkoje thelle, te vendi I saj.
Dyqinde vjet kam qe jam plakur,
e munda fatin qe kishte faj.
Ta ndjej dhimbjen kur ofshan.
peshe e saj shkon ne shpirt.
Dhemb dhimbja qe s’na ndane,
syne e zemres e venit.
——————————–
E pyes shpesh, pse me tradhtove?
Te vjele frutin e pelinit?
Fillikat per qiell, nga shkove?
Theve uren e premtimit.
Mjafte dy plumba qe I mora,
per ta shqyer kete zemer.
Te dy plumbat vet I zgjodha,
nje eshte gjalle,tjetri ne enderr.
Muzgu endrren merr me vete,
Une me fatin fillikat.
Shkret, si ishull larg dy dete.
E lus Zotin, te jap nate!.
S’ka me shpirti zjarre ta ngroh,
pa drite syte me kane ngelur.
Vec ne enderr mund ta shoh,
Aferditen truphedhur.
Te mbyt helmi miku im..
Detet s’rrisin gje te gjalle.
Eja prane o vdekje shtrige,
me co larg, ku kemi mall.
Kaq dhimbje, si e nxe kjo leter?
Zemerzeza, kujt ja con?
Varri gjalle, Ai vret veten,
eshte shpirti qe helm kerkon.

Leave a Reply