ETJA PËR NJË DELIR TË BLERTË

ANTON ÇEFA

Kur në qiell të andrrës sime prek
Me duer të brishta,
Zgjohen vegime të ylberta mallesh.
Engjuj me brerore drite zbresin
Mbi meloditë e dhimbjes
Që s’ ka të sosun.

E duer akordesh të çuditshme
Ndalojnë flutrim’n e kohës.

Etja më merr për nji delir të blertë.

Leave a Reply