Ëndrra

Aleksander Pushkin

Aleksander Pushkin

Aleksandër Pushkin

Ëndrra

Para pak kohe, në ëndrrën magjepse,

Veten e pashë mbret me kurorë të çmuar;

Dukej qartë se me ty isha i dashuruar,

Dhe zemra më rrihte me kënaqësi.

Me pasion këndoja tek gjunjët e tu magjiplotë.

Pse ëndrrat dhe ju nuk e zgjasni lumturinë time përjetë?

Por perënditë nuk m’i hoqën të gjitha nderet e tyre

Unë humba vetëm mbretërinë e ëndrrës time.

 

Përktheu: Dhori Thanasi

Leave a Reply