Edhe një, o moj Dafina!
Nga Përparim Hysi
Edhe një, o moj Dafina!
“Ndaj, paprerë, kupa zbraz poeti!”
Esenin
Edhe një, o moj Dafina! Edhe një se e kam hak
Se m’u nda shpirti në grima; u shkërrmoqa pak nga pak.
Edhe një, po mbushma plot! Edhe një dhe nuk dua tjetër
Se m’u gris shpirti si rrobë ( s’mban më andra rrobë e vjetër)
Rrobë e vjetër nuk mban andra (nuk bën më e flake tej)
Këtë jetë s’pashë ditë të bardha,po me vdekjen s’e këmbej
Dhe luftoj me shpirt në dhëmbë; ndaj luftoj e nuk dorëzohem
Dashurisë i bie në këmbë; për atë unë dhe flijohem.
Dashuroj unë si djalë (mezalla: s’shteret meraku)
Si nga genet të jem djall; sikur valë më rrika gjaku
Kur e shoh që s’dal në kut (zë e hahem unë me veten)
Jetë, moj jetë, sa më ke dukë! Dashuroj dhe mund dhe vdekjen.
5 korrik 2005
Komente