E shijoni si unë prnaverën ?!

Përparim     Hysi

E shijoni si unë pranverën?
Lulëzimin e bimëve në fusha?
S’e kini si unë “licencën?!”
S’e kini: ju mungon “vula”

Ju mungon ajo “vula e thatë”
Që e kam veç unë, “noteri”
Unë e kam se qeshë në fshat.
S’besoni? Dëshmon gjithë Fieri.

Qeshë dhe ndjeva afshin e tokës
Pashë mjegullën mëngjesit mbi lumë
Qeshë mes miqësh e shokësh
Jo. S’e shijoni dot si unë.

E gjeta frashërin plot gjethe
Fap dhe hipa mbi të si dikur
Biçakun e kisha me vete
Nga frashëri nxora lëkurë.

Lëkurën zura dhe e ormisa
Me të seç bëra një culë
Si fëmijërisë e ujdisa
Dhe më nuk isha më burrë.

Culës zë dhe i bie
Një avazi të vjetër baritor :
“Dhëntë në kullotë i shpie”
Në këtë mëngjes pranveror.

Më ikën gjithë hallet e dertet
Shqerrat më kënaqin me blegërima
Pranverë, për ty më zënë “ethet”
Në fshat me ty ia bëj prima.

E, pra, s’e shijoni dot pranverën
Në fshat pranvera ka domenin
Në pretendoj se kam “lincencën”
Se në fshat unë gjej Edenin.

10 prill 2013

Leave a Reply