E PAKAPSHME
ANTON ÇEFA
(një kokete)
E pakapshme,
Delir që flirton me veten
E vetes i mungon.
Të kënaqë prania e shikimeve lakmuese
Që vuejnë bardhësinë verbuese
E lakimet e epuna të shtatit tand të hajthëm.
Nji gjysmë buzëqeshje çelun n’ironi
Të ngjitet deri në ballë, ndër sy,
Të zbret kudo, në gji, ma poshtë,
Deri ndër gishta të kambëve.
E pakapshme,
Delir që flirton me veten
E vetes i mungon.
Komente