I dua puthjet e tua!
Mimoza Leskaj
I dua puthjet e tua!
Ma dhe puthjen tënde si cdo natë,
Melankonia ime, po të përcjell.
E di, do bësh rrugë të gjatë ,
Por unë sërish do tët pres.
Ta ndjeva puthjen ,
Më ngeli dhe shija e saj disa orë ,
E preka të mos më ikte .
Gjersa të kthehesh ,…
S’desha të më mungojë.
Ti përflakesh tek ikën, më mbyt puthjesh
Unë në puthjen tënde , dalldisem.
Do shihemi sërish mbrëmjes
E di, do më mbysë melankonia
Mes puthjesh dhe ikjesh…
I dua puthjet e tua mbrèmjeve
Komente