DITËTLINDJE
Bardhyl Mezini
DITËTLINDJE
Për ditëlindje një ari,
I bleu arushës së tij,
Një koshere, me mjalt plot.
Por s’haroi që t’i thotë:
-Këtë koshere me bletë,
E ke dhuratë, për dy vjet.
Ndërsa njaltin që është aty,
Kuptohet, do ta hamë të dy.
Komente