Ditëlindja e Dritëroit
Ditëlindja e Dritëroit
Tetëdhjetë e katër vjeç! Bukuroshi nga Devolli
Për ty sot e shkruaj këtë vjershë(falmë, në e bukur s’doli)
Kush si ti na ka kënaqur si në prozë e poezi
Ndaj në zemra kemi ruajtur veç respekt e dashuri.
Nëpër ara letërsie,plugun ngul si bujk Devolli
Mbolle grurë poezie made in Dritëro Agolli
Fjala jote sa e çmuar, vargu yt aq i goditur
Dhe tani që je moshuar, nuk përton së doravitur.
Dritëro! Je aq i mirë sa një tjetër nuk ke shok
Ke një shpirt si xhevahir (për të tjerët, bëhesh copë)
Tek po shkruaj,s’e gjej fjalën( si ta uroj Poetin?)
Por të madh për ty kam mallin, e uroj:-Të mbushësh shekullin!
Tiranë, 12 tetor 2015
Komente