Dita Botërore e librit në Bibliotekën Publike të Fierit

 

Përparim Hysi

Përparim Hysi

Dita Botërore e librit në Bibliotekën Publike të Fierit

               ( përshtypje të një pjesëmarrësi)

Nga  Përparim  Hysi

 

          Me shkrimtarin Faslli Haliti u nisa nga  Tirana sipas një ftese nimonale të bërë nga Bashkia Fier, si të ftuar për Ditën Botërore të librit që do zhvillohej në Bibliotekën Publike Fier.

Sa hymë në hollin e bibliotekës, të binte në sy përgatitja aq serioze për këtë Ditë simbolike  të librit. Drejtoresha e bibliotekës, zonja Klodiana Gjata, me gjithë punonjëset e saj, ishin munduar që këtë event me kaq rëndësi, ta bënin sa më mirë jo vetëm nga organizimi, por dhe në gjithë dinamikën e kësaj dite, duke e kthyer në një mjedis gati festiv.

Salla e mbushur nga lexues të shumtë, qe si një “fshat që duket dhe nuk do kallauz”. NJë organizim ku radha e punës kalonte si dorë më dorë dhe, pikërisht atje, binte në sy fryma e re e një drejtueseje (e sapoemëruar) që, sa vura re, e di mirë detyrën e saj. Ajo di mirë të shfrytëzojë jo vetëm përvojën e mirë, por me frymën e re që sjell në punën e saj, ka bërë përpjekje që ia vlen të shkruash për të.

Kur flas për këtë drejtuese cilësore (siç e shoh nga ç’bën), mos kujtoni se si fierak që jam, kam ndonjë ndikim made in nepotizëm. Jo. Aspak. Edhe, po të më kalonte tek hunda,as që do ta dija se kush ishte dhe nga ishte. Por si mësues që jam, tërë jetës, nxënësit e mi i kam vlerësuar nga dijet. Këtë, drejtoreshën e re të Bibliotekës së Fierit, nga ai organizim aq festiv, për festën e madhe të librit.

                                   *     *     *

Një spikere që hapi eventin dhe theksoi se përse “Dita Botërore” e librit është bërë më 23 priill; pse kjo ditë, “pagëzimin” e parë e ka marrë në Spanjë dhe se si kushdo që lexonte një libër, i dhurohej një trëndafil dhe anasjelltas.

Drejtoresha pa ndonjë ligjëratë të gjatë (siç ndodh rëndomë veç me mediokrit), duke shprehur mirëseardhjen për gjithë pjesëmarrësit dhe duke treguar në “vija të trasha” se qëllimi i këtij institucioni që drejtohet nga  ajo, ka vetëm një qëllim: ta bëjë bibliotekën, si një shtëpi të dytë për lexuesit.

Për historikun e zhvillimit të letërsisë në Fier, u dëgjua me shumë kërshëri materiali i përgatitur nga drejtori i Muzeut të Fierit,Nuri Plaku. Nuk kishe se si mos emocionoheshe nga ky material, kur dëgjoje se kjo letërsi e ka gjenezën të vjetër që nga Ibrahim Nezim Frakulla, vazhdon me arbëreshin fierak ( nga Varibopi i Fierit) Jul Varibopa dhe për të  mbrritur disi më afër e deri në ditët tona. Pa dyshim që emra shkrimtarësh të tillë, si: Jakov Xoxa,Nasho Jorgaqi, Maku Pone dhe për të vazhduar me dhjetra e dhjetra shkrimtarë të tjerë, flasin për një letërsi të mirfilltë që ka ndikimin e saj tek  breza të tërë lexuesish.

Shkrimtari, poeti, publicisti dhe përkthyesi Faslli Haliti i dha një tjetër adrenalinë auditorit, kur mori fjalën e tij. Duke evokuar letërsinë fierake, ngaqë “gjaku nuk bëhet ujë”, e zgjeroi edhe më tej diskutimin e tij:si Ditë botërore elibrit, ai evokoi një prozator me zë në zonën e Myzeqesë, siç ka qenë i ndjeri, Vath Korreshi apo për poezinë dhe dramën e Loni Papës.

Për ta bërë, pak më interesant eventin ( një meritë e veçantë e drejtoreshës), ishin recitimet e aktorit veteran të Teatrit të Fierit, Astrit Hasani. Aktori recitoi, në pauza të ndryshme, sonete nga Shekspiri,se bash për  Shekspirin , Servantesin dhe De la Vega është Dita  Botërore e librit.

Zonja e Parë e qytetit, Zonja Subashi, ish-punonjëse e kësaj biblioteke me fjalën e saj aq elokuente, sikur e ndezi emocionalisht  gjithë auditorin. Duke qenë bashkëshorte e kryetarit të Bashkisë së Fierit ( ky mungonte se ishte jashtë Fierit për arsye pune), duket ia kish kënduar “teskeretë nga xhepi të shoqit” dhe premtoi se në planet e së ardhmes së afërt, qyteti i Fierit do bëhet me një bibliotekë të re që t’u përgjigjet sa më mirë kërkesave të lexuesëve dhe qytetarëve fierakë. Ky premtim u duartrokit gjatë nga gjithë pjesëmarrësit.

NJë i ftuar tjetër për këtë Ditë të shënuar, ishte dhe shkrimtari për fëmijë,Shkëlzen Zalli. Ky autor ( të shkruash për fëmijë, në vizionin tim, duhet jo vetëm talent i madh, por dhe durim), e ka treguar me vepra që e ka dhe talentin, por dhe durimin. Pse është i tillë, vargu i librave të shkruara nga ai, është tepër i gjatë. Ajo që dua të theksoj, sado fare pak, është një fakt shumë domethënës: 7 libra për fëmijë të shkruara nga Shkëlzen Zalli, janë vlerësuar me çmime. Edhe në fjalën e tij qe nga ata që populli i nominon: urtë e botë e plot tiganin. Ai e di mirëfilli se fjala e thënë me urtësi, hyn më me lehtësi në veshin e  fimijëve. Pse ka hyrë në psikologjinë e fëmijëve, ai është bërë i sukseshshëm qoftë në prozë me tregime, fabulat, gjë gjëzat dhe qoftë në poezi, Gjithësej, sa vënë re, ka 26 libra dhe kaq nuk është pak.

                                 *      *      *

Emocione pozitive qenë ato, kur të ftuarët nominalë, duke përfshirë dhe Zonjën e parë, u dorëzuan lexuesëve më pasoinantë  “Çertifikante mirënjohjeje”. Këtë moment e bën pak më emocioantë dhe dy lexues që me fjalën e tyre, jo vetëm treguan përfitimin e tyre nga libri dhe sfidën që libri duhet t’i bëjë “librit internetik”, por ndonjëri (të më falë që nuk i mbaj mend emrin), tregoi me fjalën e tij, se pikërisht”kjo shtëpi e dytë e tij”, siç është bërë biblioteka e Fierit, ia ka zbardhur më tepër rrugën e jetës.

                                          *     *    *

Dhe pse po e bëj shkrimin dhe pse po flas me superlativa për këtë “DITË BOTËRORE TË LIBRIT”? Se isha i ftuar,se diskutova dhe u emocionova aq shumë, kur pashë që “DITA BOTËRORE” e pagëzuar në Spanjë, nuk i la asgjë mangut asj ç’ka ndodhur në Spanjë në vitin 1996: u dhuruan libra dhe çdo dhurim, si “felë pëmbi bisht” edhe një trëndafil. Kur në krye të punëve vihen njerëz të aftë, atëherë s’ke si mos mbresohesh dhe nuk ke se si mos e ndjesh veten mirë. Unë i përjetova këto emocione dhe e bëj këtë shkrim enkas, për ta falnderuar këtë drejtuese kaq pasionate në punë. Çdo sukses në Fier, e dyfishoj, se në fund të fundit, unë fierak jam dhe atje dua dhe të vdes.

                      Tiranë, 24 prill  2016

Leave a Reply