DIELLI VJEN NGA RRUGET
DALAN LUZAJ
-DIELLI VJEN NGA RRUGET-
Njezete e kater ore te plota,
i ndane qielli ne dy ane.
Me kalendar udheton gjithe bota.
Te barabarta,vec nje dite jane.
Kushdo udheton ne nje rruge,
segmenti rruge i gjate,sa vjet?
Udhetojne te marre dhe te urte
dikush i mire,dikush i keq.
Erresira thelle shkon fillikat,
gjallesat ndahen per me tej.
Natedite qiellorja kurre s’edh shtat
ndarjen oreve ja u ndjej.
E veshtroj diellin duke ardhur,
dallgezon rrugen ritmi i tij.
Cdo diell rruget i ka zbardhur,
erresira ngjane me cdo vetmi.
Mesnata jone,zbardh te Ju,
ndare eshte globi ne dy pjese.
Thesaret nata zbraz ketu.
Tradhetia lind per cdo mengjes.
Me teper nate s’lejon dita,
nje jete grindja s’po hedh shtat
Si i ndane qielli Une i prita.
Nje mbush,nje zbraz ne cdo mesnate.
Komente