Dhimbje
Mensur Spahiu
Dhimbje
E bukura fisnike, brenda jetës sime,
sytë: kristal i rrallë, gaz e lot bashkë.
Qafa si biluri: qetëson dhimbje burri,
krenari e gjallë për trupin e rrallë.
Lot të ngrohtë të dhashë; syri si su plas,
krejt yllësin’ e qiellit t’a hodha në shtat.
Mbyll sytë e hesht; lotoj, tretem, vdes
bukuri yllsore vetëm dhimbje sjell.
Korrik. 2004
Komente