Dhe pastaj…
Përparim Hysi
Ato buzë aq sensuale
I shoh larg e dua t’i puth
Se m’u bë mëndja havale
Dhe për moshën nuk kam turp.
Turpin gati ha me bukë
Nga shikimi drithërues
Një shikim aq i paturp
Sa paturp dhe aq ngacmues.
Ky shikim godet në shpirt
Hap një portë që rrinte mbyllur
Ja tek shfaqesh si një dritë
Dhe e humb si i lajthitur.
Ti më sheh e lëpin buzën
Dhe qëndron e palëvizur
Nëpër dritë e gjej udhën
Dhe pastaj, me “porta mbyllur…”
23 shkurt 2013
Komente