Dashuria

Përparim     Hysi

Dashurinë kurrë s’e kam quajtur tek zbavitëse
Si një “komoditet” apo si thelë përmbi bisht
Dashurinë e kam pranuar si ndjenjë tronditëse
Dashuri quaj atë që del nga një shpirt.

Ndodh që dashuria s’kënaq “palën tjetër”
Se jo kushdo dashurinë e përligj
O, më besoni ! Tash jam goxha i vjetër
Dhe jam nga ata që për dashurinë vihem në kryq.

Nuk jam nga ata që të “velem” lehtë
As nga ata që dashurinë ta nxjerrë në pazar
Kur dashuroj, jam tepër i sinqertë
Dhe dashuroj me shpirt e me mall.

E di mirë se ç’është akti cfilitës
Që i bënë zëmrat mos pyesin për moral
Ndodh që realiteti të jetë dhe “tronditës”
Por zëmrat nuk pyesin kur janë mbushur mall.

14 prill 2013

Leave a Reply