ÇUPËZË MOJ ÇUPËZË
ALI ASLLANI
Çupëzë, moj çupëzë,
do t’ të mbaj mbi supezë,
në më do sa un’ të dua,
do t’ të pi në kupëzë!
do t’ të pi me gotëzë,
do t’ të shtroj me notëzë,
në se vjen e pi me mua,
do t’ të qaj me lotëzë!
Zeshkëzë moj zeshkëzë,
vogëlushe pjeshkëzë,
në më jep një puthje hua
do t’ të djek si eshkëzë!
Valëzë moj valëzë,
them ta them një fjalëzë,
as ta them e as ma thua
e mu bë një halëzë-o.
Komente