BRIPËRDREDHURI

Bardhyl Mezini

Nis e mburet kau larë,
Mëshqerën porsa ka parë:
Unë jam njëshi në fshat,
Me këta brirë të gjatë.

Tjetra bukur ia ka hedhur:
Ç’dërdëllis o bripërdredhur
Nuk e di që je i tredhur?!…

Leave a Reply