BOTA E MADHE E DASHURISË

Përparim Hysi

Përparim Hysi

 

Nga Përparim Hysi

(esse për Shën Valentinin)

14 shkurti është Dita e Shën Valentinit. Dita e dashurisë. Dashuria,a nuk është kjo ndjenja më njerëzore në botë? Sikur në çdo muaj të kishte një ditë dashurie,bota do të qe më e bukur.Jo vetëm kaq,por hamëndësia ime shkon dhe më tej: dita e dashurisë do qe mirë të quhej jo Shën Valentin ,por Shën Valentine . Kur them kështu,nuk flas kuturu,por nisem në bazë faktesh. Në të gjitha kohët,gratë kanë ditur të dashurojnë më mirë se sa burrat. Dhe,sikur krejt botën ta qeverisnin gratë,e them pa mëdyshje:bota do të qe disa herë më e bukur. E qeverisur më mirë disa herë. Se gratë janë më zëmërdhëmbshura dhe dinë të dashruojnë dhe të duan më mirë se sa burrat. Gratë që dashurojnë,jepen me gjithësej dhe guxojnë të bëjnë çdo lloj sakrifice,sa,po të shfletosh historinë,letërsinë do të ndeshesh me gra që,kur dashurojnë,i skuqin burrat. Burrat janë nxitës në dashuri,por nuk kanë atë kurajo që kanë gratë. Mos po bëj hamëndësira të kota?Jo vetëm që nuk hamëndësoj kot,por,për të bindur të gjithë ata që dyshojnë në këto se çfarë po shprehem , le të kenë durimin që t’më ndjekin. Mandej,si të lexojnë, u premtoj të gjithëve që jam i hapur për çdo kundërshti tuajën dhe,për këtë,në fund të këtij shkrimi,do lë dhe e-mailin tim për të më shkruar mendimin tuja,kundra apo pro meje.

* * *Për dashurinë janë shkruar mal me libra,në poezi e prozë dhe kurrë nuk është gjetur e arta proporcionale: burrat a gratë dashurojnë më bukur? Para se unë të jap përgjigjen time për këtë pyetje,në ditën e madhe të dashurisë,po paraqes disa sentenca dashurie,qëmtuar nga popuj të ndryshëm.

Rusët,për shëmbull,thonë që dashuria është e verbër,por di të shikoj larg.

Është bimë zvarritëse dashuria që vdes,po nuk u kap diku,-thonë japonezët.

Po të mos dashurosh,do të kesh një vdekje të gjatë. (thonë indianët)

Francezët:-Provo të arsyetosh për dashurinë dhe do të humbasësh arsyen.

Dhe mund të vazhdoja dhe më,por,besoj,që dhe kaq nuk është pak.

* * *

T’i lëmë sentencat dhe të vimë në fakte e ngjarje që dëshmojnë seç kanë bërë gratë apo burrat që dashurojnë. Safoja,poetja e dashurisë,thonë që vdiq (u hodh nga shkëmbi) kur një djalosh,më i ri se ajo,nuk iu prgjigj dashurisë së saj. Është ajo Safo që e lakojnë dhe si lesbike (këtë gjë ajo e pranon dhe vet),por jo vetëm që qe biseksuale,po dinte të dashuronte aq bukur,sa Sokrati (epo kush nuk ka dëgjuar për këtë filozof të madh? ) ,thoshte : -Unë filozofinë e mësova nga Athinaja dhe dashurinë nga Safoja . Athinaja qe heteras,që,pse kishte mëndje aq të ndritur,arriti të martohet me babanë e demokracisë greke: Perikliun.

Kleoptara e Egjiptit (për këtë thoshin që ka bukurinë e Helenës,pasionin e Safos dhe mëndjen e Athinasë ) ,pasi braktisi Cezarin e madh,u dashurua me Mark Antonin. Dhe aq u dha pas Mark Antonit sa kanë mbetur si një sentencë e madhe dashurie: -Unë e shpopulloj gjithë Egjiptin,veç për Mark Antonin.

Katerina e madhe e Rusisë kur u dashurua me Potjomkinin,i shkruante: -Eja ! Pa ty,sikur jam pa duar!

* * *

Ta lëmë lashtësinë,shekullin e tetëmbdhjetë dhe t’u afrohemi ditëve tona.Duke lexuar faqe të tëra,memuare apo vepra artistike,ja tek vjen me personazhe më të njohur,ku dashuria zë e shfaqet më konkrete dhe bëhet si më e ndjeshme dhe më e kapshme.

Kushdo ka dëgjuar për Mata Harin,këtë legjendë të zbulimeve të huaja,që veç si “agjente” ajo kish jetuar shumë dashuri.Veç në ditarin e saj të tërheq vëmëdnjen veç një shënim: -Vadim Masllov-dashuria ime,për të cilin bëja gjithçka dhe është më i shtrenjti i jetës sime.Kështu shkruan Mata Hari që i qe dhënë me shpirt oficerit rus,Masllov.Kurse ky (epo kot nuk qe burrë?!!!), thotë: – Dashuriçka dhe aq! Dhe thonë që burrat janë b u r r a !!! Unë bërtas:burrat janë derra të kënaqur. Përgithësisht,kështu ndodh me burrat që dashurojnë. Janë nxitës dashurishë dhe,kur e realizojnë atë, shtrihen kollopan në krahun tjetër.Kurse femrat sakrifikojnë deri familjet; nderin po;moralin,po dhe braktisin gjithçka.

Ja tek u sjell një figurë shumë të nohur.Poetin Kombëtar të Rusisë.Pushikinin.Sa bukur që shkruan!Ç’poezi lirike të bukur. Po vallë kush nuk i mban mënd vargjet e Tatjanës për Onjeginin e më tej? Por ky,poet kaq i madh,ta shpallë me dashuritë e tij. Kushedi se sa femra merr më qafë dhe si një kokoroç(kaposh që nderë krahët nga kënaqësia ),i shkruan një mikes së tij,princeshë : -Më së fundi,pas të njëqind e trembëdhjetës dashuri,unë do të martohem. Dhe nuk mbaron me kaq.Nuk ka njeri që nuk ka dëgjuar për Ana Kërnin? Ky (Pushkini) i shkroi asaj (fikso që atëherë Anna Kërni qe e martuar me një gjeneral ) po të linte Pushkini?

I thoshte,mes tjerash: -Veç më dashuro,se ju premtoj se do të jem shumë i dashur:

të hënën do të jem i gëzuar,të martën entuziast ,të mërkurrën i dashur,të enjten çamarrok,të premten,të shtunën dhe të dielën do të jem ç’të duash ti. Pra: tërë javën nën këmbët e tua!!!” Ia bëri mëndjen veri,Ana iku nga burri dhe ky,nipi i Arapit të dëgjuar të Pjetrit parë,pothuaj,e braktisi dhe ajo (burri,natyrisht i preu çdo ndihmë) katandisi që të përfundnte,duke nxjerrë bukën e gojës o me përkthim nga frëngjishtja,o duke shitur ndonjë letër të këtij “dashnori të thekur” (pas vdekjes së tij) dhe,po mos e kish marrë në shtëpi djali i saj,kjo,Ana Kërni,do kishte përfunduar keq e mos më keq. Se dashuroi.Dashuroi një burrë. Një poet që,me të vërtetë,qe i madh,por i”vogël” në dashuri. Dhe pranonte dhe vet,Pushkini,kur thoshte:-Shkruaj bukur,por zëmra ime është krejtësisht vulgare.

Me që jemi këtu.Nuk u hodh Vronski nën rrotat e trenit,por Anna Karenina e bukur që bëri gjithë atë sakrificë për dashurinë dhe Vronski,ky “derr i kënaqur”,e braktisi apo e mënjanoi. Dhe më tej. A ju kujtohet novela aq lirike e Turgenievit “Dashuria e parë”. Burri dashnor i bie me kamzhik (dufi i derrit të kënaqur) atij krahu aq të bukur,dhe gruaja (lexues:mbaje mend!) puthte hematomat që i kish shkaktuar i dashuri (burri!!!).

* * *

Më afër. Bukuroshja,Brixhit Bardo: -Gratë jepen me gjithësej. Alen Deloni është i bukur dhe më shumë kujdeset për sytë e kaltër dhe karizmin e tij se di të bëj dashuri. Po e bukur është dhe një komoja ime e kohës së Luigjit të XVIII. Me që jemi tek Alen Deloni i bukur,ky “dashnor bukurosh” ia shkatërroi jetën të mrekullueshmes. Romi Shnajder. Qe i dhunshëm, Deloni,dhe përdorte dhe kamxhikun. Qe “burrë” Deloni…Brixhit Bardo aq jepej pas dashurisë,sa ka lënë sentencën: -Kur shoh një burrë që zhvishet,mua tak dhe më kap të”keqtë”,sa më duket se nuk shpëtoj pa rënë me barrë.

Me që jemi në Francë,le t’i referohemi dhe një dashnoreje të zjarrtë siç qe këngëtarja Edit Piaf.Kjo i thoshte të motrës:-Një shtëpi ku mungon burri,është si një ditë pa diell.Pastaj shtonte:kur s’ka diell,e zëvendëson me korent,por dua të shoh varur një këmishë burri a një palë çorape.

Kur erdhi në SHBA,Simona Sinjori me burrin e saj,këngëtarin dhe aktorin Iv Montan,fitoi një “Oskar” për një rol në Holliwood.Por çdo e mirë,ka dhe një të keqe pas.Ishte në lulëzim ylli i Holliwodit,Merilin Monro. Iv Montan ra në dashuri me Merilinin.Kjo iu përgjij pozitivisht,por me konditë që të ndante Simonën.Dhe Ivi(epo Ivi qe burrë!!!),duke u puthur dhe harlisur me të bukurën Merilin,bërtiste si kalë i azdisur nga tagjia: -Oh,ç’u kënaqa! Kërkesës së Merlinit,i tha:-As mos të shkoj në mëndje. Dhe legjendarja,e vrarë shpirtërisht (se iu dha me shpirt),tha: -Ai ka dhe Simonën dhe “Oskarin”.Po unë çfarë kam? -Mut! Mut ! Mut ! Dhe Ivi qe burrë. Kjo tjetra: grua! Apo jo?

* * *

Tani të vijmë në vëndin tonë.Në vitet tona,të kohës së diktaturës.Pa kujtohuni sa gra të huaja (nga BS dhe vëndet e demokracisë popullore) lanë familjet e tyre se u dashuruan me shqiptarë.Kur diktatura filloi të qëlloi si “Shpatarja e verbër” mbi këta familjarë, (të gjithë të dashuruar),sa prej atyre burrave qëndruan si burra.Për turpin e tyre,ose i braktisën qoft dhe me fëmijë,ose i lanë të kthehen andje nga kishin ardhur. -Na detyruan! (thonë). E di mirë presionin,e njoh mirë atë “shpatë”( në të vërtetë qe hanxhar),por të rrallë qenë burrat,burra në dashuri.Kurse gratë,dolën burra.Ato shkuan me burrat apo dhe vetëm drejt ferrit soacialist,se gratë dinë të dashurojnë.

25-vjet e internuar në Fier,pianistja me kualifikim të lartë,hungarezja,Maria Rafael,dhe si Penelopa e lashtë,priti të kthehej nga burgu,solisti dhe skenaristi i teatrit të Operës,Stavri Rafael. Ajo qe e bukur si një tulipan dhe çeli,përsëri,pas 25-vjetësh,kur iu kthye burri nga burgu,duke lindur një çupë. Maria Rafael qe një grua,për të cilën,gjithë Fieri ka nderim. Dhe mund të vazhdoja me të tjera e të tjera,gra të persekutuarësh,por jo për burra që deshën më shumë partinë,karriken,rehatinë dhe u “jusitifikuan”për presion. Jo.Në Myzeqe,për këta lloj burrash,thonë: -I bëri trragë bythës!!! Dhe të tillë pati shumë.

* * *

Përvoja ka treguar se gruaja që e do burrin,kurrë nuk e tradhëton dhe,në ndodhtë që ky e tradhëton,gruaja e mirë:di të falë. Që mos largohemi nga tema.Helena Kadare bëri një hap qytetarie me ato refleksionet,edhe për dashuritë e Isit(siç e quan). Në një nga senkuencat që bie,thotë,në vija të trasha: -Kur hyra në kuzhinë,pashë që diku,aty nga fundi i, kuzhinës,Isi po puthej me Iksin (e ç’rëndësi ka për emra?!). Thotë që e pa ajo;e pa dhe e ëma e saj dhe,megjithatë,ja tek janë e sot e kësaj dite krah për krah.Pyetje ime është: – Po të ndodhte që Isi,të shihte aty nga fundi i kuzhinës (ruajna Zot) Helenën duke u puthur me dikë,vallë do ta falte? Po ti,o lexues burrë,a do ta falje? Përgjigja është e menjëherëshme:-As që të mos shkoj në mëndje? Se ne jemi burra!!! Kështu që,pak nga pak,po mbrij atje ku dua të dalë: gratë janë më zëmërmëdha se burrat. Janë më të sakrificës dhe këtë e sheh kudo. Të marrim një rast fare banal.Të gjtha medjat në vitin e kaluar,sillnin rastin e një femre iraniane që do ekzekutohej,për të vetmin “faj”,se kish dashuruar.-Pse,si mendoni,nuk e dinte ç’e priste?Po gruaja që dashuron është dhjetë herë më shumë trime se sa një burrë. Për çdo devijim martese apo kurore,faji,siç mendoj unë,mbet tek burri.Kurrë gruaja nuk e lë burrin që është burrë.Diçka i ka munguar,që zë e kërkon gjetkë. Dhe,sa për mua,nuk ke pse e lakon një grua për tradhëti.Kur flas për gratë që duan burrat,që dinë të dashurojnë,mund t’ju sjellë dhe një rast unik. Familjen e gjeneralit hero,Sadik Bekteshi,e syrgjynosën në një fshat të Beratit.E shoqja,Havaja,që qe juriste mund ta ruante lëkurën e ta braktiste të shoqin,por,përkundrazi,ajo ka lënë frazën e madhe dhe tronditëse:-Për Sadikun,mund të jepja të katër fëmijtë!!! Dhe në popull thuhet:-Burrë e grua,mish e thua.Ka gra burra siç ka burra që u vijnë mu në fund grave.

* * *

E bëra këtë esse për “Ditën e dashurisë” edhe për një arsye tjetër. Pashë që tek poezia ime “Shën Valentini i magjishëm”,dikush krahasonte dashurinë me atë që ndodh me”mishin e bardhë” që janë vjetedrite larg nga dashuria. E sa për,të nderurarin Zeqir Lusha,që shkruan se kemi dashuruar dhe atëherë,i them,dashuria atëherë u qëllua me plumba.Sa çifte nuk realizuan dashurinë për arsye biografie dhe,sa të tjerë,prishën familjet.Vetëm në shtëpinë e kryeministirt Mehmet Shehu,për qejf të klanit tjetër(qe luftë brënda klanit:lufta brënd llojit,është më e tmerrshem),të tre djemtë humbën familjet.Shkak(gjasme) dashuria e Skënderit për të Nderuarën Zonjën S….Dhe mund të vazhdoja, me të tjerë e të tjerë! Po,gratë dinë të dashurojnë më mirë se sa burrat dhe,për mendimin tim,bota do të kish qenë edhe më e bukur,po të qeverisej nga gra.Kush nuk më njeh,pyet:-Kush je ti? Për kurreshti,po i them:-Jam një që i kam bërë hundët copë në këtë limerin e dashurisë dhe në raport me time shoqe,ndërsa ajo është ëngjëll,unë jam djalli.Por jam një “djall” diçka i mirë,që gjërat i them copë dhe,për këtë,dhe më”rrahin”.

Më “rrahin” se them të drejtën.

13 shkurt 2012

Leave a Reply