BORGJEZ TË VDEKUR
BLERIM KASNECI
Beton
hekur
mure gri
Tavane të errët
pis të zi
Sy të humbur
shpirtra të mekur’
Shpresë e madhe
e ardhme e vdekur.
Qiej blu
mbuluar në hekur
në prranga “kuq”
kufomë e tretur.
Çelsa të ndryshkur
burgosin një shekull
Kush i mohuar
e kush i tretur
presin ditët
të bëhen shekuj.
Koridore të ftohtë
derdhur në hekur
Gardian të lumtur
borgjez të vdekur.
Komente