BLLOKU
Aleksandër Bllok
Ka lindur më 1880 në Petërburg. Studimet i filloi në juridik dhe,mandej,në fakultetin filologjik.Ka filluar veprimtarinë letrare me poezi në organe të ndryshme letrare të kohës,ku ia vlen të shënohet almanaku”Shënime ëndërruesish”.
Poezinë e quante si muzikë të shpirtit dhe”këtë muzikë të shpirtit” do ta vësh re në vëllimet poetike:”Anti lucem”,”Vargje për damën e bukur”(me të cilën nis dhe fama e tij!).Sukses shënojnë edhe”Gëzim i papritur”,”Nata me borë”,”Toka me borë”,”Orët e natës”etj. Vargjet e poetit me temë dashurie,të bëjnë për vete.Tek “Për damën ebukur”,këndon për atë që do bëhej gruaja e tij:Ljubov Dimitrevna Mendeljeva që është e bija e kimistit të madh Dimitër Mendeljeve.
Ka shkruar me pasion për gratë sidomos ato gra që merreshin me art ku,padyshim,duhen përmendur aktore të mëdha të kohës si Komirsazhevskaja ,Ljubov Delmas dhe,veç këtyre,edhe Anna Ahamatova. Sado që jetoi pak,Blloku njihet edhe si një dramaturg lirik,njohës i mirë i skenës teatrore dhe,sa qe gjallë,u vunë në skenë”Mbreti në shesh”,”Trëndafili dhe kryqi”, “Panairi”. Kjo,dramatrugjia,teatri dhe opera e miqësuan me aktoret e dëgjuara të kohës të cilat,një shpirt i ndjeshëm si Blloku,u thuri edhe vargje pasionante që kanë zënë vend në lirikat intime të Poetit.Vdiq i ri,në moshën 41-vjeç,nga një atak zemre,në vitin 1921,duke lënë pas veprën që buçet edhe sot e kësaj dite si një muzikë poetike dhe tronditëse.
Komente