BESNIKU
Bardhyl Mezini
Lehu qeni një mëngjes:
Kali doli i pabesë.
Ngordhi rrugës fare kot,
Ngarkesën ia la të zot.
Kurse unë jo, jo kurrë,
Nuk ndahem nga ky burrë.
Po sikur të vdesë zotëria,
Ç’do të bësh?- e pyeti dhia.
Unë?! – tha qeni me habi, –
Këtë pyetje nuk e di…
Komente