BASHKËJETESË

Bardhyl Mezini

Lumi me gurgullimë
Pyeti detin:-Miku im
Ç’do të ishe ti pa mua?

Iu gjegj deti:-Nuk më thua,
Ti ç’do ishe pa përrua?
Përroi ç’do ishte pa shi,
Shiu pa avujt e mi?…

E sheh pra, në gjithësi,
Ti je unë, e unë jam ti.

Leave a Reply