ATDHEU NË RRUDHA
BLERIM KASNECI
Mbas shtegëtimesh të gjata,
U ktheva nga udha
Gjeta atdheun.
Të zhytur në rrudha
Zemra rrahu fort
Më hipi trishtim
Sa shumë është m’plakur
atdheu im!
Me mall në buzë,
dergjen,
plakat e urta
Me shikimin e tretur
Në udhët e gurta
Nga shpirti u del
I qarë mallkim,
Për rrugët e largëta
Që vodhën rininë.
Komente