Artisti
Aleksander Pushkin
Artisti
Diç nxiu artisti harbut dhe dembel
Me veglat e tij mbi veprën e gjeniut,
Të pa ndjesi lëvizjet me penel,
Ngjyra mbi tablo si mbi det pikat e shiut
Bojrat e tepërta, pas vitesh me radhë
Zbritën poshtë si pluhur nga telajo,
Zbuluar kryevepra e gjeniut piktor
Me shkëlqimin e dikurshëm madhështor.
Si kjo, fantazmat misterioze,
Zemrën time të plagosur e lënë jashtë,
Dhe ajo përsëri kthen në jetë vizione
Të ditëve të virgjëra që pas lash.
Përktheu: Dhori Thanasi
Komente