AHMATOVA
Anna Ahmatova
Ka lindur më 11 qershor 1889,pranë Odesës.Kur u bë një vjeçe,familjarisht,janë vendosur në Carskoe Sjello ku ka jetuar deri 16-vjeçe.5-vjeçe fliste frëngjisht dhe,frymëzuar nga Derzhavini dhe,pakësa,nga Nekrasovi,në moshën 11-vjeçare shkroi poezitë e para.
Në vitin 1910 u martua me shkrimtarin N.S.Gumiljovin dhe shkuan në Paris. Vëllimi i parë me poezi ka dalë më 1912 me titull”Mbrëmje”.Më 1tetor 1914 libri i dytë”Kthjellime”Më 1917″Grigja e bardhë”Më 1921″Gjeth dielli” dhe më 1922″Anno Domino”Në vitin 1962 “Poemën pa hero” .
Jeta e Anna Ahmatovës,sidoqoftë,është një roman me vete.Ka patur gjatë jetës batica dhe zbaticat e saj. Ka qenë e bukur dhe nuk i shpëtonte tundimit.Ndarja me të shoqin,internimi itij, së bashku me djalin e Annës,në një gulak;ndjekjet dhe persekutimet që s’iu ndanë,megjithatë nuk e përkulën atë.Përkundrazi”damka e artë e saj-Njeri i pafat” të mbush sa me mirënjohje,aq edhe me optimizëm.
Vonë,shumë vonë,kësaj poeteje me demension botëror mezi iu dha një”Daçë” ku ngrysi ditët e prapme duke lënë pas një mesazh të madh:”Jam e lumtur që jetova në këto vite dhe pashë ngjarje të pashoqe…”
Komente