VARRI I VETMUAR

GAZI BUXHELI

VARRI I VETMUAR

—————————–

Në anë rruge një varr i vetmuar
kohën e përjetësisë ngrys e gdhinë ,
askush se di kush është mjerani,
ja dhanë a po vet e zgjodhi përjetësinë.

Ndoshta është varr i një pelegrini
nisur për larg në Mekën e bekuar ,
por rruga e ndali të ndjerin këtu
se koh’ e pelegrinit për të kish mbaruar…

…por ndoshta ish edhe një fillikat,
që endej si varkë braktisur në det ,
e gjeti së fundmi në këtë cep rruge
të vetmen gjë që priste në jetë …

Leave a Reply