17 Shkurt 2008

Nga Dhori thanasi

 

17 Shkurt 2008

Shkriu

Një pikë e ngrirë loti
Prej shtypjes
Prej dhembjes
Kallkanosur ndër shekuj

Shkriu

Një lot i një syri të ndarë
Prej trupit
Prej fytyrës
Syrgjynosur nga syri tjetër

Shkriu

Një makth fatpadalë ferrcak
Prej dhunës
Prej thundrës
Me duar gardiani zhytur në gjak

Shkriu

Robëria me opium dremitës
Prej Krajlit
Prej shkjaut
Versur si zot vatrës Dardanisë

Shkriu

Më në fund
Dy sytë panë njeri- tjetrin…

Shkriu…

Leave a Reply